Aksident në aksin Tiranë-Durrës, një person humbi jetën, 3 të plagosur

TIRANË - Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e ditës së mërkurë në autostradën Tiranë-Durrës. 

Një automjet tip ‘Benz’ me targë TR 5165 G ka dalë nga rruga, për pasojë mbetën të plagosur 4 personat që gjendeshin në të. Njëri prej të plagosurve Paulin Lleshi, 44 vjeç, ndërroi jetë pak pasi ishte transportuar për në spital. 

Drejtuesi i automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në kanal e më pas ka dal në rrugë dytësore. 

Tre të aksidentuarit e tjerë ndodhen në spital, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. 

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

(burimi /BalkanWeb) 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 18