Arratisja e 8 shqiptarëve nga burgu grek (FOTO & VIDEO)

GREQI, 24 mars 2013 - Policia greke publikon fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur para dy ditësh nga burgu i Trikalas në Greqi. Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj. Pas shumë orë kërkimesh, policia ka mundur të kapë 4 nga të arratisurit në burgun e Trikala në Greqi, njërin në afërsi të burgut, ndërsa 3 të tjerë në afërsi të Larisës.

Ngjarja filloi të premten, kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Nga ana tjetër, një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.

Nuk dihet ende sesi janë futur armët në mjediset e burgut, por sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje të të dënuarit Panajotis Vlastos, në 24 shkurt.

Mes 11 të arratisurve, 8 ishin shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme  penale si, vjedhje, plagosje, trafik të lëndëve narkotike etj. Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallshanikovi janë gjetur në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave.

Sipas medieve greke, zyrtarët e burgut kishin shkuar të shikojnë ndeshjen Greqi-Bosnjë. Kjo dyshohet se i ka dhënë liri të burgosure të arratisen pa shumë mundim. Të shtënat e armëve ishin nga anët ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, të cilët kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë. 

Situata është normalizuar disi në orët e para të mëngjesit nga ndërhyrja e forcave EKAM nga Athina e Selaniku, dhe ka filluar inspektimi për numërimin e të dënuarve në burg.

Kjo ngjarje ndodh vetëm një muaj pas tentativës për arratisje me helikopter po nga ky burg, e të dënuarit Panajotis Vlastos, kur helikopteri që do ta merrte, u qëllua nga rojet e burgut dhe nuk arriti të ngrihej, ndërsa i dënuari ra nga shkallët e tij.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 32