Durrës, 53 vjeçari gjendet i vdekur në kanal së bashku me motorrin e tij

DURRES, 14 maj 2013- Një shtetas i identifikuar me emrin Fran Pjetër Ndoci, i moshës 53 vjeç, banues në Sektor Rinia, është gjetur i vdekur nga banorët e zonës, në fshatin Fllakë.

Trupi i pajetë i 53 vjeçarit është gjetur brenda një kanali të mbushur me ujë, së bashku me motoçikletën, me të cilët mendohet se 53 vjeçari Fran Pjetër Ndoci ka qenë duke udhëtuar.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet viktima të ketë humbur drejtimin e mjetit me të cilën udhëtonte, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës, si pasojë e të cilit ka gjetur dhe vdekjen.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në morgun e spitalit të Durrësit nga ku po i nështrohet ekspertizës mjeko ligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

/e.a. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/

 

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 3