Durrës, BMW e vjedhur dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët e Lamajt

DURRES, 25 shkurt 2013 - Policia e Durrësit bën me dije se kanë nisur hetimet pas një denoncimi për një automjet të vjedhur të tipit BMW, në këtë qytet. Sipas policisë automjeti i vjedhur është në pronësi të shtetasit, Fatmir Lila, me targa DR 1944 F.

Nuk ka ende detaje rreth denoncimit, ndërkohë që burime të policisë sqarojnë vetëm se hetimet për këtë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila është duke hetuar edhe për vrasjen e ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj.

Fill pas ngjarjes së mbrëmshme policia ka njoftuar se është në kërkim një automjet tip BMW me targa të Durrësit, e cila mendohet se ka ndihmuar autorët e krimit të largohen.

Ndërkaq mësohet se denoncimi në Durrës është bërë gjatë mbrëmjes së të shtunës nga i zoti i automjetit, i cili pretendon se një person i maskuar ka përfituar nga momenti që automjeti ka qenë i ndezur dhe e ka grabitur.

(VIJON)

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 5

Fatal error: Call to undefined method SelectQuery::field() in /home/arjan/public_html/durreslajm/sites/all/modules/mostpopular/modules/mostpopular_drupal/mostpopular_drupal.module on line 66