Durrës, penalizohen tri firma ndërtimi, mes tyre “Italba”

DURRËS, 8 maj 2013 – Ministria e Puëve Publike dhe Transportit penalizon “Italba”-n, gjiganten italiane të ndërtimit në Romanat, si dhe dy firma të tjera.

Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar (INUK) pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit informon se u janë hequr licencat tri firmave të ndërtimit me seli në Durrës, për shkak të largimit të drejtuesve teknikë.

Janë bërë të pavlefshme licencat e shoqërive “ITALBA ASFALT”, me drejtues ligjor Landro Labriccioza; "AURORA&C”, me drejtues ligjorë Aurora Toska dhe Lorenzano Cibrile; "L.D.A.M”, me drejtues ligjor Lulzim Masaku.

Tërheq vëmendjen në këtë njoftim delicencimi i një kompanie të njohur italiane, nga më të mëdhatë në Shqipëri, sikurse është “ITALBA ASFALT”, që shtrihet buzë lumit të Erzenit, në fshatin Romanat të komunës së Rrashbullit.

Ajo merret me fraksionizmin e inerteve dhe ka fituar tenderë publikë në Shqipëri.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 8