Durrës. Ujësjellësi, ente publike nuk paguajnë faturat

DURRËS, 1 dhjetor 2013 – Në qytetin e Durrësit nuk ka vetëm konsumatorë familjarë, të cilët mund të jenë debitorë ndaj ndërmarrjes së kompanisë publike Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) sha, por edhe institucione shtetërore. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë publike Spartak Kovaçi, situata financiare e institucionit që ai drejton është vërtet kritike, kjo bazuar në nivelin e lartë debitorëve, të cilët nuk kryejnë likuidimin e faturave të ujit. Kovaçi tha se kanë nisur procedimet penale ndaj të gjithë abuzuesve dhe debitorëve. Një pjesë e mirë i institucioneve vendore në qytetin e Durrësit nuk kanë paguar faturat e ujit të pijshëm, duke i sjellë një humbje prej rreth 17. 149.218 lekësh UKD-së. Bëhet fjalë për rreth 30 njësi vendore mes tyre, bashki, komuna, shkolla etj. si bashkitë e Sukthit dhe Manzës, Këshilli i Qarkut, si dhe institucione të tjera, mes tyre edhe shkolla e mesme “Naim Frashëri” etj, që prej kohësh nuk kanë shlyer detyrimet pranë UKD-së.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 20