Flet nëna e Ilir Karelit: Kërkoj drejtësi për djalin e vrarë në Greqi

Fier, 29 mars 2014 - Familjarët e Ilir Karelit që u gjet i vrarë në qelinë e burgut në Greqi kërkojnë drejtësi nga shteti. E wma e viktimws pretendon se djali është vrarë dhe kërkon që trupi i tij të sillet sa shpejt në atdhe. 12 vjet pa e parë djalin po e pret të vdekur. Resmie Kume, nëna e Ilir Karelit mes lotëve tregon se ka shkuar disa herë për të takuar djalin ne Greqi, por nuk e kanë lejuar. 

“Asnjëherë nuk më kanë lejuar ta takoj. I vajti thika në eshtër që e bëri atë krim, ti jepnin dënim po jo ta masakronin, unë jam e vdekur për vete. Ai bënte kërkesa për të më takuar, asnjëherë nuk e lejuan. Arsye tjetër nuk besoj të ketë pasur, vetëm për këtë e bëri"-, rrëfen nëna e tij.

Më tej Rasime Kume kërkon që trupi i pajetë i të birit të kthehet në Shqipëri, që ajo të mund ta shohë për herë të fundit, si dhe të vihet në vend drejtësia për këtë ngjarje. "Frymë si japin dot më, s’ma sjellin dot çunin, por të vendosin drejtësi”. 
Familjarët janë të bindur që Ilir Kareli është vrarë nga keqtrajtimet dhe torturat në qelitë e burgut ne shtetin grek. Ilir Kareli që në fshatin e Zhupan të Fierit njihej si Kudret Kume u gjet i vrarë , mbrëmjen e të enjtes në burgun e Nigritas në Greqi. Më 25 mars Ilia Kareli shqiptari i burgosur vrau me thikë gardianin grek me pretendimin se i ishte mohuar leja për të takuar nënën e semurë.

 

Reagon Ministria e Jashtme: Dënojmë çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme shprehu ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli, që vuante dënimin në këtë burg. MPJ, dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit, sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë. Ajo inkurajon dhe kërkon nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte venien përpara drejtësisë të përgjegjësve. Ndërsa pritet zbardhja e raportit mjeko-ligjor, kërkohet përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndiqet nga afër dhe në rrugë institucionale situata. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 11