Grabitet Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në zyrën e saj

TIRANE, 3 prill 2013 - Një vjedhje në mes të ditës është regjistruar në zyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve. Burime të policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe verifikimit të kamerave të sigurisë rezulton se një person rreth të 30-ve i ndihmuar dhe nga miku i tij ka depërtuar në zyrën e drejtoreshës Leonora Ndreu dhe i ka grabitur asaj dy telefonat personalë dhe sende të tjera në tavolinën e punës. 

Për këtë ngjarje e rrallë në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë janë angazhuar të gjithë strukturat speciale të hetimit për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Në ndihmë të policisë si provë materiale janë kamerat e sigurisë dhe gjurmët e gishtave të lëna në zyrën e vjedhur. Ndërsa janë ngritur dhe dyshimet për bashkëpunëtorë të brendshëm. 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 6