Itali. Shqiptari Mateo Nako arrestohet për drogë

DURRËS, 27 janar 2014 –Sikurse njofton agjencia zyrtare italiane e lajmeve ANSA, u arrestua nga policia e Venecias për trafik droge shqiptari Mateo Nako, 23 vjeç, pa precedentë penalë. Ai u kap pasi iu gjetën në bagazhin e makinës 40 kg përzierës, që përdoret nga trafikantët për “prerjen” e heroinës. Gjatë kontrollit të banesës, policia e Venecias gjeti edhe  një kilogram e gjysmë heroinë të pastër. Në makinën ku u kap droga, ndodhej edhe një shqiptar tjetër, që po hetohet nga policia italiane për lidhje të mundshme me trafikun e heroinës.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 18