Kapet drogë e fshehur në mur, njëri prej të arrestuarve shqiptar

NOCI, 18 mars 2013 - Fshehën marijuanën në një mur prej guri përfundojnë në arrest shtëpie. 

Bëhet fjalë për Angelo Palmirotta dhe Enes Resulaj, ky i fundit shqiptar, të moshës 19 dhe 25-vjeç, të dy jetojnë në Noci.

U arrestuan nga policia nën akuzën e posedimit dhe përdorimit të drogës.

Të dy u kapën në befasi në rrugën Foro Boario Nuovo teksa po fshihnin drogën në të çarën e një muri prej guri.

Droga ishte e futur brenda një tubi plastik. 

Pasi u kapën nga policia dhe u kontrolluan, dy të rinjve iu gjet 384 gram marijuanë.

Pas ndalimit, me vendim të prokurorit publik në Bari, atyre ju dha masa e sigurisë, arrest shtëpie.

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 12