Mësuesi presion me notë 15-vjeçares për ta përdhunuar

RRËSHEN, 13 prill 2013 - I bën presion nxënëses me anë të notës me qëllim për ta përdhunuar, pranga mësuesit 63-vjeçar. Burime nga policia e Rrëshenit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Ded Gjini, 63 vjeç me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare të qytetit. 

Nga hetimet paraprake mësohet se mësuesi Gjini i ka bërë presion nxënëses me inciale E.V. duke e kërcënuar se do t’i vendoste notë negative nëse nuk bënte atë që ai i thoshte. 

15-vjeçarja i ka treguar familjarëve qëllimet e mësuesit, të cilët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici. Uniformat blu pas denoncimit kanë arrestuar menjëherë 63-vjeçarin. Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 5