Moti në Shqipëri 24-29 shtator 2013

TIRANË, 23 shtator 2013 – Në Shqipëri do të jetë një javë me diell dhe ndonjë vranësirë. Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universiteti publik Politeknik të Tiranës jep këtë parashikim për periudhën 24-29 shtator 2013.

Situata sinoptike (figura nr. 1). Në figurën nr. 1 paraqitet situata sinoptike e parashikuar për dt 24 shtator ora 00. Vërehet se rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të lartë.

24 shtator 2013 (figura nr. 2). Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore. Era do të fryjë e lehte, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi. Temperaturat e skajshme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 8, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 18 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 11, ndërsa ato më të larta do të  ngjiten deri në 22 gradë celsius; në bregdet temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 13, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 23 gradë celsius.

25 shtator 2013 (figura nr. 3). Do të mbizotërojë mot i  kthjellët me kalime vranësirash të pakta. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 10 km/orë, nga jugperëndimi. Temperaturat e skajshme pritet të luhaten: në vendet maloretemperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 8, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 20 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 12, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 23 gradë celsius; në bregdet temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 14, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 24 gradë celsius.

26-29 shtator 2013 (figura nr. 4). Situata sinoptike e parashikuar për datën 27

shtator në mesditë tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të lartë mbi kontinentin evropian si dhe në rajonin e Ballkanit. Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj  periudhe të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta. Temperaturat më të larta do të luhaten: në vendet malore nga 19-21 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 24-26 gradë. Temperaturat më të ulëta do të luhaten:në vendet malore nga 9-11, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 14 deri në 16 gradë. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga kuadranti i perëndimit.

 

/th. m. agjencia “Dyrrah”/

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 12