Nis rikonstruksioni i rrugës “28 Nëntori”, Bashkia: Ndryshon internerari i lëvizjes

 

TIRANE- Me qëllim fillimin e punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës “28 Nëntori”,  Bashkia e Tiranës informon qytetarët, operatorët e transportit publik, se itinerari i lëvizjes së këtyre mjeteve do të kryhet si më poshtë vijon: 

* Mjetet e transportit publik qytetës të linjave “Qendër – Sauk – Sanatorium”, Qendër – ish - Uzina e Autotraktorëve – Qendër”, “Qyteti i Studentit” dhe Qendër – “Mihal Grameno” – Qendër”, lëvizja do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, do të kthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të kthehen në rrugën “Abdi Toptani” dhe do të pozicionohen në stacionin fundor, në rrugën “George W. Bush”. 

* Mjetet e transportit publik qytetës të linjës “Qendër – Porcelan – Qendër”, TEG do të pozicionohen në stacionin fundor, në rrugën “Luigj Gurakuqi” do të kalojnë në sheshin “Skënderbej”, do të vazhdojnë përsëri në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, duke lëvizur sipas itinerarit të zakonshëm. 

* Mjetet e transportit publik urban qytetës të linjës “Qendër – Tufinë – Qendër”, nga rruga e “Dibrës” do të kthehen në segmentin pas Pallatit të Kulturës, deri tek rruga “Luigj Gurakuqi” dhe do të pozicionohen në stacionin fundor në këtë rrugë. 

* Linjat rrethqytetëse të Paskuqanit, Babrru dhe Linzë do të stacionohen në segmentin pas Pallatit të Kulturës. 

* Segmenti rrugor pas Pallatit të Kulturës do të kthehet me dy sense lëvizje, vetëm për mjetet e transportit publik. 

Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjithë operatorët e transportit publik, të marrin të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me kontratën për informimin e qytetarëve, lidhur me stacionet e ndryshuara fundore. 

"Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin, lidhur me vonesat që mund të shkaktohen gjatë punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor", thuhet në njoftimin e bashkisë.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 5

Fatal error: Call to undefined method SelectQuery::field() in /home/arjan/public_html/durreslajm/sites/all/modules/mostpopular/modules/mostpopular_drupal/mostpopular_drupal.module on line 66