Parashikimi i motit në Durrës, 1-7 korrik 2013

DURRËS, 1 korrik 2013 –Katër ditët e para të javës në qytetin e Durrësit do të jenë me diell dhe më një ngritje të lehtë të temperaturës maksimale nga 27 deri në 30 gradë celsius.

Do të jetë një kohë me erë të lehtë, me forcë 2 deri 3.

Ndërkohë, ndonëse temperaturat maksimale rriten deri në 31 gradë celsius, sajtet meteorologjike parashikojnë vranësira në fundjavë dhe ndonjë shi të lehtë të shtunën, 6 korrik 2013 në periferi të qytetit bregdetar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 22