Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë, bashkë me Durrësin

Kryebashkiaku Dako nënshkruan memorandum mirëkuptimi me vullnetarët e nismës

DURRËS, 12 nëntor 2013 – Autobusi i gjelbër me vullnetarët e nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ka mbërritur më 12 nëntor 2013 në qytetin turistik të Durrësit. Pas sensibilizimit në qytet vullnetarët janë pritur në bashki nga kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili ka mbështetur këtë nismë dhe deklaroi se nisma të tilla ndihmojnë në sensibilizmin e qytetarëve për një Durrës dhe për një Shqipëri më të pastër. Kryebashkiaku Dako nënshkroi me vullnetarët një memorandum mirëkuptimi në mbështetje të kësaj nisme. Nisma “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” kulmon më 22 nëntor 2013, kur do të zhvillohet një aksion i koordinuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kjo nismë mbështetet nga 4 dikastere, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Pushtetit Vendor. Nisma bën pjesë në lëvizjen botërore ku janë bashkuar plotë 107 shtete.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 
Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 10