Tragjedia në familjen shqiptare, nëna e Edlirës rrëfen arsyet e grindjeve në çift

Durrës, 9 mars 2014 – Pas vrasjes së tre vajza të mitura të çiftit Dobrushi në Itali, nga 38-vjeçarja Edlira Dobrushi (në foto), flet nëna e kësaj të fundit. Atlije Çopa  rrëfen se vajza e saj dhe Bashkim Dobrushi kishin konflikte të natyrës ekonomike dhe sociale. 
“Konflikti i përkeqësua me blerjen e një 1 dynymi tokë në Rrashbull, sepse vëllezërit e burrit nuk e linin që të ndërtonte shtëpi. Vajza pagoi 20 mijë euro dhe do të ndërtonte shtëpinë e saj. Pas sherrit u ndanë, Edlira jetonte vetëm me vajzat”, thotë nëna e Edlirës, Atlije Çopa. 
“Vajza ime ka një sëmundje të rëndë në mëlçi. Pasi u operua ajo punonte për të mbajtur fëmijët. Nga puna e rëndë, Edlira humbi fëmijën e katërt. Humbja e fëmijës së katërt e çoi vajzën time në depresion”, thotë Atlija. Sipas saj, ish burri i vajzës kishte ardhur dje në Shqipëri, pasi do të fejohej me një vajzë. Kjo duket se ka ndikuar edhe më tepër në përkeqësimin e gjendjes psikologjike të Edlira Dobrushit, e cila mëngjesin e sotëm vrau 3 vajzat e saj të mitura.

NGJARJA

Tre vajza të mitura me origjinë shqiptare janë gjetur pajetë në banesën e tyre, në Lecco të Italisë, ndërsa nëna e tyre e plagosur rëndë. Masakra në familjen shqiptare ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura. 

Nena, nje shqiptare 38 vjeçare, e identifikuar si Edlira Dobrushi ka vrare me thike tre vajzat e saj, Sidni 3 vjeç, Kesi 10 vjeç dhe Simona 13 vjeç (në fotot poshtë) e me pas duket se ka tentuar t’i jape fund edhe jetes, por ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Pasi i ka vrarë vajzat, Edlira i ka vendosur trupat e tyre në shtratin e saj. Më pas i ka rënë ziles së një fqinji dhe i ka thënë: Vajzat e mia nuk jetojnë më. Sipas policisë italiane, gruaja i ka vrarë tre vajzat duke përdorur dy thika, e më pas njërën prej tyre e ka kthyer nga vetja duke tentuar vetvrasjen. Mësohet se Edlira ka shenja plagosjesh në krah dhe pulse, por nuk janë plagosje të rënda.

Dy nga vajzat janë vrarë në gjumë, ndërsa vajza më e madhe ka tentuar të mbrohet nga sulmi i nënës së saj, por fatkeqësisht pa rezultat. Këto janë rezultatet e para të hetimit për krimin e trefishtë të konsumuar në Lecco, mëngjesin e së dielës e që pati për protagoniste një grua shqiptare.

Autoritetet u njoftuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes shqiptare, e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Gruaja jetonte vetëm me vajzat në banesë, pas divorcit nga bashkëshorti. Sipas mediave italiane familja shqiptare jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, por ishte nën kujdesin e Caritas-it, pasi nuk kishin të ardhura për të siguruar jetesën. 

I ati i vajzave, Bashkim Dobrushi, nuk ka qene ne banesë. Ai ishte nisur drejt Barit, per te hipur ne traget qe do e shpinte ne Durres, por u njoftua per tragjesine sapo mberriti ne atdhe. Cifti ishte ndare formalisht shtatorin e shkuar dhe ne shkurt kishin firmosur edhe divorcin zyrtarisht ne gjykate. Sipas miqve te burrit, ai vazhdonte t’i frekuentonte te bijat duke i shoqeruar ne shkolle sa here qe kishte mundesi.

Ai jetonte ne Itali prej 15 vitesh dhe u kishte thene kolegeve te punes se ishte ndare nga gruaja, pasi ajo kishte shfaqur shenja depresioni. Por asgje nuk e kishte bere te dyshonte per tragjedine.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 18