Vlorë, Gjykata Administrative heq masën e bllokimit për kompleksin Jon

VLORE, 7 nentor 2013 – Gjykata Administrative ka dhënë sot vendimin për të hequr masën e bllokimit për pallatin që u bllokua disa ditë më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë" në qytetin bregdetar. Gjykata ka pranuar kërkesën e banorëve të këtij pallati për të hequr bllokimin në hyrjen e pallatit.Gjykata Administrative në Vlorë shqyrtoi çështjen e kompleksit “Jon”, pas kërkesës së paraqitur nga banorët e pallatit 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë”, i cili prej 4 ditësh është i rrethuar nga shiriti i sekuestros dhe vijon të ruhet nga policia. Në seancë, ishin të pranishëm avokatët Maksim Haxhia dhe Kastriot Brahimuço, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtari Astrit Sheme. 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 33