Bllokohen 6 ton marihuanë në Kolumbi

BOGOTA, 24 prill 2013- Forcat e anti-drogës në Kolumbi konfiskuan gjashtë ton marihuanë, konfiskimi më i madh i sasisë më të  madhe të drogës në 10 vitet e fundit në kryeqytetin Bogota.

Autoritetet thanë se sasia është konfiskuar në tre operacione të ndara në Bogota.

Ka dyshime të forta se marksistët e FARC paguhen për të kontrabanduar drogën jashtë vendit nga bandat e ndryshme.

Autoritetet vlerësojnë se droga kanë një vlerë tregu  prej 1 milion dollarë.

Sasia më e madhe e drogës u zbulua e fshehur aps një muri të rremë në një magazinë në periferi të kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër e fshehur në  kamionë transporti.

"Deri tani, këtë vit, policia kolumbiane ka konfiskuar 109 ton marihuanë",-bën të ditur  media vendase.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 6