Ditët ndërkombëtare të muajit gusht

Në foto: veprimtari në Ditën Ndërkombëtare të mëngjarashëve

DURRËS, 6 gusht 2013 – Muaji gusht është i varfër me ditë ndërkombëtare dhe botërore, ndërkohë që ka dhe një festë paksa të veçantë sikurse është Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve, që për herë të parë u festua më 13 gusht 1976. Të tjerat janë miratuar me rezoluta të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.9 gusht – Dita ndërkombëtare e popujve indigjenë të botës (International Day of the World's Indigenous People)

12 gusht – Dita ndërkombëtare e rinisë (International Youth Day)

13 gusht – Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve (International Lefthanders Day)

19 gusht – Dita botërore e ndihmave humanitare (World Humanitarian Day)

23 gusht – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të tregtisë së skllevërve dhe e zhdukjes së saj (International Day for the Remembrance of the Slave Trade and its Abolition).

29 gusht – Dita ndërkombëtare kundër provave bërthamore (International Day against Nuclear Tests)

30 gusht – Dita ndërkombëtare e viktimave të zhdukjeve të dhunshme (International Day of the Victims of Enforced Disappearances)

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 
 
 
Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 2