7 llojet e seksit ... për çdo ditë të javës!

Ju hani çdo ditë të njëjtin ushqim? Jo! Atëherë përse çdo ditë duhet të keni të njëjtin stil seksi? Vendosni imagjinatën bashkë me partnerin tuaj që çdo ditë të ketë mënyrën e saj. 

E hënë: Ekzistojnë shumë mënyra të mira për të filluar një javë të këndshme. U çlodhët në fundjavë, fjetët mjaftueshëm ditën e diel, atëherë pse të mos çoheni gjysmë ore para dhe të hani mëngjesin në krevat dhe më pas gjithçka vjen vetë.
 
E martë: Nuk ka lojëra këtë natë. Ju duhet të çoheni shpejt në mëngjes për të shkuar në punë dhe nuk duhet ta teproni, por ju themi që të filloni direkt e në sulm, gjithçka të jetë e shpejtë. 

E mërkurë: Ju jeni në mes të javës dhe kërkoni pak kohë në mbrëmje të jeni të përqafuar me njëri-tjetrin. Do shkoni në dhomën e gjumit dhe do ndizni dy qirinj, relaksojuni në shtrat dhe lodhja që keni do ju largohet ngadalë.

E enjte: Në të vërtetë kriza ekonomike ka një të mirë, u ka dhënë mundësi juve që të takoheni më shpesh me njëri-tjetrin. Në orarin e punës bëni një përpjekje të vogël, të largoheni gjysmë ore nga puna, të shkoni në ndonjë hotel aty afër ose përdorni makinën tuaj, kur të ktheheni do keni oreks akoma më shumë për të punuar. 

E premte: Erdhi dita që ju prisni, do bëni një seks të egër, do fusni në lojë të gjitha fantazitë, lojërat tuaja, çdo gjë që ju bën juve të nxeheni, ky është momenti i duhur. 

E shtunë: Është dita kur ju duhet të dilni si njerëz dhe të pini një gotë më shumë, ose të merrni një shishe verë dhe të rehatoheni në sallonin tuaj, do jetë më romantike. Do lodheni aq sa duhet, do keni marrëdhënie seksuale të paharrueshme dhe do zgjoheni kur të dëshironi. 

E diel: Keni të gjithë ditën përpara, mos e përdorni shtratin vetëm për gjumë. Mendohuni mirë mos ndoshta keni diçka tjetër më mahnitëse për të bërë, diçka që të ta bëjë ditën të lumtur.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 12