Anaidi dhe Joana 3 minuta seks në “BB6”

TIRANE, 23 mars 2013- Më në fund lulëzoi dashuria në shtëpinë e “Big Brother”. Ose të paktën kështu është dukur gjatë njërës prej netëve në dhomën e gjumit... Teksa të tjerët flinin, Anaidi dhe Joana kanë vendosur të ndajnë bashkë shtratin dhe jo vetëm. Ata kanë kaluar momente të nxehta nën jorgan dhe më në fund kanë shfaqur atë që ndiejnë për njëri-tjetrin. 

Akti seksual ka zgjatur pak, vetëm tre minuta. Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje brenda një kohe të shkurtër. Shpesh janë zënë e po aq shpesh janë përqafuar. Më e dhënë është dukur Joana, e cila, edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë. 

Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe ka nevojë ta ketë pranë. Për këtë arsye, 26- vjeçarja nga Tirana vendosi që t’i japë fund marrëdhënies shumë-vjeçare me të dashurin që jeton në Greqi. Me shumë gjasa, skena e seksit do të transmetohet sonte gjatë spektaklit... Të presim e të shohim.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 12