Ermela: Anaidi i BB6, halabak rrugësh

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother”, duket se po e ndjek me dëshirë edicionin e sivjetshëm.

Ajo ka komentuar njërin prej banorëve, i cili është kthyer tashmë në një personazh të diskutuar. 

Ai është Anaidi, që Ermela nuk e pëlqen aspak.

Ja se çfarë shkruan ajo për Anaidin në profilin e saj të “Facebook”-ut: “Një mashkull fisnik nuk tregon kurrë se çfarë bën me një femër... Anaidi duket që nuk e di fare se ku e ka shtëpinë fisnikëria… Një halabak rrugësh, që jep një shembull të keq tek meshkujt shqiptarë. Kur një njeri flet shumë (aq më tepër një mashkull), nuk tregon që është i zgjuar, por thjesht llafazan. Njeriu i zgjuar ka aftësinë të flasë pak dhe saktë e t’i zërë vend fjala. Të bëhesh antipatik në këtë format, është shumë e thjeshtë… Mjafton ta kesh emrin Anaid”.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 0