Faktorët e urinimit gjatë natës tek femijët

 

Urinimi gjatë natës nuk paraqet shprehje të pakënaqësisë së fëmijës që të vijë deri te një qëllim, por bëhet fjalë për diçka që nuk mund ta kontrollojë atë. Për këtë gjë prindërit nuk duhet t'i ndëshkojnë fëmijët të cilët gjatë natës lagen në shtrat.

Shkaqet kryesore për urinimin te fëmijët e shëndoshë janë faktorët gjenetikë, gjumi i fuqishëm, krijimi i përforcuar i urinës në gjumë ose kapaciteti i zvogëluar i fshikëzës urinare. Nëse njëri prej prindërve e ka pasur problemin e njëjtë në fëmijëri, mundësia që edhe fëmija ta ketë këtë problem është 50 për qind. Por nëse këtë problem e kanë pasur të dy prindërit mundësia është madje 80 për qind.

Fëmijët të cilët gjatë natës nuk mund ta kontrollojnë urinimin flenë fuqishëm dhe zgjohen me vështirësi. Këta fëmijë mund të kenë probleme psikologjike, emotive dhe sociologjike të cilat paraqesin pasoja, e jo shkas për urinimin gjatë natës.

Urinimi gjatë natës është shumë stresues për fëmijën, dhe për këtë gjë shpesh është neurotik, i turpshëm dhe ndjehet fajtor dhe i pakuptuar.

Ky problem te disa fëmijë zhduket vetëvetiu, ndërsa te disa të tjerë duhet të shërohet. Problemi ulet me zhvillimin e fëmijës, por me vete bart rrezik nga paraqitja e problemeve serioze psikosociale në periudhën e mëvonshme.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 9