Berisha takim me akademikë të Universitetit të Durrësit

DURRES, 16 prill 2013- Kryeministri Berisha ka ritheksuar sot se punësimi i të rinjve dhe kualifikimi i tyre do të jenë në epiqendër të punës së Partisë Demokratike për 4 vitet që do të vijnë.

Në një takim me akademikë të Universitetit të Durrësit, shefi i qeverisë theksoi qeveria bëri të mundur realizimin e ëndrrës së çdo të riu për të ndjekur arsimin e lartë.

“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qënë dhe do mbeten në krye të axhendës sonë. Ne kemi krijuar kushtet që secili prej tyre të ndjekë universitetit, i dhamë fund arbitralitetit zyrtar për ëndrrën e tyre universitare. Çdo i ri do të ketë të drejtë për ta bërë këtë ëndërr realitet por ky është një hap, hapi tjetër është që cdo i ri duhet të ketë të drejtë të ndërtojë projektin e së ardhmes dhe në këtë kontest ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, për përshtatjen e forcave të punës me tregun.  Arsimi profesional është vendimtar dhe ka një rol të pazëvendësueshëm” tha Berisha.

Sipas kryeministrit, trajnimi profesional dhe lidhja e shkollës me tregun e punës janë shtylla kryesore në punësimin e të rinjve duke shtuar se arsimi profesional mbetet promotor i fuqishëm i zhvillimit rajonal.

“Ne kemi universitete në shumicën e qendrave të qarqeve. E vërteta më e madhe e tyre është se roli i tyre më kryesor duhet të jetë zhvillimi rajonal, promotorë të fuqishëm të zhvillimit rajonal. Territori i një qarku në kompleksitetin e tij është sa vendi në tërësi dhe potenciali më i madh për të kontribuar është rajoni ku je. Do bëjmë çmos të orientojmë universitete drejt këtyre profileve” tha Berisha.

Kryeministri ka vlerësuar universitetin e Durrësit për lidhje të mirë me tregun e punës, duke kërkuar që ky të bëhet shembull edhe për të tjerët.

Berisha: Ëndrra ime të bëhesha poet ose shkrimtar

“Ëndrra ime ishte të bëhesha poet apo shkrimtar”, kështu deklaroi sot Sali Berisha gjatë një komunikimi me studentë dhe akademikë sot në Universitetin e Durrësit. 
Duke theksuar shqetësimin e studentëve se në degë të veçanta numri i tyre është maksimal, krahasuar me vendet e punës që ofron tregu, Berisha shtoi se studenti mund të gjejë veten dhe në degë të tjera universitare. 

“Ëndrra ime ishte bëhesha poet apo shkrimtar sa kërkova të ndiqja Gjuhë-Letërsi, por nuk mu dha e drejta për këtë degë, mora të drejtën për studim, për mjekësi. Dhe në vitin e parë të fakultetit nuk e mendoja kurrë që do e doja kaq shumë këtë degë”, thas Berisha në seminarin me studentë e akademikë në Durrës. 

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 1