• Papa Françesku ne Meshen e Shenjte: Paqe ne shtepine tuaj, paqe ne zemrat tuaja, paqe!
  • Papa Francesku mberrin ne Presidence, takohet me kreun e shtetit Bujar Nishani
  • Avioni i Papa Françeskut mberrin ne aeroportin "Nene Tereza"
  • Ati i Shenjte percillet ne aeroportin Fiumicino te Romes, rreth ores 9:00 pritet te mberrije ne Rinas

Zgjedhjet, PS: Për emigrantët, transport falas në 23 qershor

 

TIRANE- Partia Socialiste mobilizon emigrantët për votimet e 23 qershorit. Edhe pse jemi gati 5 muaj para zgjedhjeve, organizimi për të thithur çdo votë të shqiptarëve ka filluar prej kohësh nga partia që pretendon të vijë në pushtet. Një njoftim i degës së PS-së në Selanik ka zbuluar planin e menduar të opozitës. Kjo degë u bën thirrje të gjithë emigrantëve që jetojnë afër Selanikut, në Greqi, që të shënojnë emrin në lista, nëse në 23 qershor do të shkojnë për të votuar në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se koston e transportit e mbulon vetë PS, e cila garanton autobusët për itinerarin vajtje-ardhje, Selanik - Qendër Votimi - Selanik. “Për të gjithë miqtë, anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, të cilët jetojnë në Selanik dhe në bashki të tjera pranë Selanikut, Partia Socialiste e Shqipërisë iu jep mundësinë që më 23 qershor 2013, të shkojnë në Shqipëri dhe me votën e tyre të kontribuojnë për një sistem demokratik, i cili para të gjithave do të respektojë të drejtat e njeriut”, - thuhet në njoftim. “Në dispozicion do të jenë autobusët me itineraret vajtje dhe ardhje Selanik - Qendër Votimi – Selanik.

Kostoja e transportit do të mbulohet ekskluzivisht nga PS. Jeni të lutur që, brenda mundësive tuaja, të na dërgoni listat me emrat e personave të rrethit tuaj familjar apo shoqëror, të cilët do të donin të votonin për PS-në më 23 qershor. Listat pranohen çdo ditë në zyrat e PS – Dega Selanik, por kush nuk ka mundësinë të paraqitet, mund të na i dërgojë edhe me mesazh në faqen ‘Partia Socialiste-Dega Selanik’. Në listat që do të dërgoni, luteni të shkruani saktë emrin, mbiemrin, adresën dhe nr.e telefonit”, - vijon njoftimi. Gjatë gjithë kësaj kohe, në fakt, kreu socialist Edi Rama ka vënë theksin se këtë herë PS-ja nuk do të lejojë vjedhjen e votës, e duket se ardhja e shumë emigrantëve ditën e votimeve është një nga strategjitë e zgjedhura nga socialistët.

Edhe dje, një ditë pas vendimit të gjykatës për 21 janarin, kreu socialist i ftoi njerëzit që të çlirojnë sistemin e drejtësisë përmes votës së 23 qershorit. Ai reagoi dje, pas akuzës që i bëri gjykata e Tiranës, Ambasadës së SHBA-ve për ndërhyrje në një proces të rregullt gjyqësor. “Deklarata e sotme (e djeshme) e gjykatës, një apel për çdo shqiptar: Kush do çlirimin e drejtësisë, ta grushtojë me votë në 23 qershor pushtetin e kalbur”, - shkroi, pak minuta më pas, Rama në “Twitter”. 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 11