Gruaja shqiptare, foto-lajm tek Reuters

Fotoja e një gruaje të moshuar shqiptare nga Kukësi është përzgjedhur për të qenë pjesë e fotove të ditës të agjensisë prestigjioze të lajmeve Reuters.

Fotoja tregon realitetin e vështirë të zonave veriore të vendit tonë, ku një e moshuar është e detyruar të mbajë mbi shpinë një deng të madh me kashtë, ndërkohë që ecën përmes një terreni të vështirë, të mbuluar nga dëbora.

E moshuara ka një pamje të zymtë, fytyrë të ngrysur e trup të kërrusur nga mbingarkesa, pamje kjo që dëshmon realitetin e dhimbshëm me të cilin vazhdojnë të përballen femrat shqiptare në zonat e thella malore.

Fotoja është realizuar nga Arben Celi dhe është përzgjedhur mes të tjerash nga Reuters, si foto e ditës së datës 13 dhjetor. Ndërkohë në po në të njëjtën ditë, në fotot e përzgjedhura nga Reuters, krahas asaj të gruas së varfër shqiptare, ishte përfshirë dhe ajo e mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II brenda një banke duke vështruar lingnotat e arit.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 10