Kalendari i “Dyrrah”-ut / Ditët botërore të muajit maj

· Festa në mbarë globin për Biondet, Peshqirin, Breshkën, Zogun Shtegtar, Skizofreninë etj.

DURRËS, 2 maj 2013– Shkencëtarët thonë se femrat bionde natyrore janë të rralla dhe mund të zhduken plotësisht aty nga viti 2202, kështu “Dyrrah”-u u paraqet internetautëve të tij një listë ditësh ndërkombëtare të muajit maj.

Nëse për 3 majin gjithkush mund të dijë se është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, apo për 8 majin si Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pak mund të dinë se 12 maj është Dita Botërore për mbrojtjen e Zogjve Shtegtarë, apo për 15 majin si Ditën Ndërkombëtare të Refuzuesit të Shërbimit Ushtarak në bazë Bindjeve të Ndërgjegjes, teksa Shqipëria e ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gjithsesi në tri ditë rresht 23, 24 dhe 25 maj janë disa Ditë Botërore: ajo e Sensibilizimit për mbrojtjen e Breshkave, për Mjekimin e Skizofrenisë për Mjekimin e Tiroideve.

Interesante është dhe Dita e Peshqirit, që festohet çdo vit më 25 maj, në kujtim të shkrimtarit britanik, autorit të librave humoristikë fantastikë Dagllas (Douglas) Adams; në romanin e tij “Me autostop nëpër galaktikë” (The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy) Adamsi e përshkruan peshqirin si sendin më të domosdoshëm për një turist në kozmos; prandaj në këtë ditë adhuruesit e krijimtarisë së shkrimtarit mbajnë me vete peshqir.

Ja lista:

3 maj

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit (World Press Freedom Day)

5 maj

·        Dita Ndërkombëtare e Mamive (International Midwives Day)

·        Dita e Evropës i Këshillit të Evropës (Europe Day of the Council of Europe)

8 maj

·        Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (World Red Cross and Red Crescent Day)

·         Koha e Kujtimit dhe Pajtimit në nderim të Viktimave të Luftës së Dytë Botërore (Time of Remembrance and Reconciliation for Those Who Lost Their Lives during the Second World War)

10 maj

Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës “Lupus” (World Lupus Day)

11 maj

Dita Botërore e Tregtisë së Drejtë midis Shteteve(World Fair Trade Day)

12 maj

·        Dita Ndërkombëtare e Infermiereve (International Nurses Day)

·        Dita Botërore për mbrojtjen e Zogjve Shtegtarë (World Migratory Bird Day)

13 maj

Dita Globale e Inxhinierisë së IEEE-së (IEEE Global Engineering Day) [IEEE: Institute of Electrical and Electronics Engineers –Instituti i Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë  - shoqatë ndërkombëtare profesionale jo-komerciale me seli në Nju Jork e përkushtuar në risitë teknologjike të avancuara. Kjo organizatë ka më shume se 400.000 anëtarë në 160 shtete, 51,4 për qind e të cilëve banojnë në SHBA]

15 maj

·        Dita Ndërkombëtare e Familjeve (International Day of Families)

·        Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës (International Climate Day)

·        Dita Ndërkombëtare e Refuzuesit të Shërbimit Ushtarak në bazë Bindjeve të Ndërgjegjes (International Conscientious Objectors Day)

17 maj

·        Dita Botërore e Shoqërisë së Telekomunikacionit dhe Informacionit (World Telecommunication and Information Society Day)

·         Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (International Day Against Homophobia, Biphobia and Transphobia)

18 maj

·        Dita Ndërkombëtare e Muzeve (International Museum Day)

·        Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Vaksinimin Kundër SIDA –s (World AIDS Vaccine Day / HIV Vaccine Awareness Day)

20 maj

Dita Botërore e Metrologjisë (World Metrology Day)

21 maj

Dita Botërore e Larmisë Kulturore për Dialog dhe Zhvillim (World Day for Cultural Diversity for Dialogue and Development)

22 maj

Dita Ndërkombëtare e Larmisë Biologjike (International Day for Biological Diversity)

23 maj

Dita Botërore e Sensibilizimit për Mbrojtjen e Breshkave (World Turtle Day)

24 maj

·        Dita Botërore e Sensibilizimit për Mjekimin e Skizofrenisë (World Schizophrenia Day)

·        Dita Evropiane e Parqeve (The European Day of Parks)

25 maj

·        Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Mjekimin e Tiroideve (World Thyroid Day)

·        Dita e Peshqirit (Towel Day)

29 maj

Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së (International Day of UN Peacekeepers)

31 maj

·        Dita Botërore Pa-Duhan (World No-Tobacco Day)

·        Dita Ndërkombëtare e Biondeve (International Blonde Day).

·        Dita Evropiane e Vendeve, Rajoneve, Qyteteve Fqinje (European Neighbours' Day)

Teksti shoqërues i fotos: 31 maj - Dita Ndërkombëtare e Biondeve

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 1