Përdorimi i acidit folik në shtatzëni, ul rrezikun për fëmijë autik

SHBA, 21 shkurt 2013 - Duke qenë se acidi folik është i lidhur me defektet e lindura që kanë të bëjnë me trurin dhe shtyllën kurrizore, grupe shëndetësore, përfshirë edhe Forcat Speciale Parandaluese në SHBA (USPSTF), inkurajojnë gratë të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë, të marrin çdo ditë suplemente të cilat përmbajnë vitaminën B.

“Studimi i ri ofron një arsye më shumë për marrjen e acidit folik, përveç ndikimit që ai ka në parandalimin e defekteve te tubit nervor, të cilat tashmë njiheshin”,- thotë drejtori i këtij studimi, Dr. Pal Suren nga Institituti i Shëndetit Publik në Oslo, Norvegji.

Ai tha për Reuters Health se “studimi nënvizon rëndësinë e fillimit te hershëm të përdorimit të suplementit, mundësisht përpara shtatzënisë”.
Një në 88 fëmijë në SHBA ka çrregullim të spektrumit autik, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ky numër është rritur në vitet e fundit, por është ende e paqartë nëse ka më shumë fëmijë më këto simptoma apo mjekët janë më të predispozuar për të njohur dhe diagnostikuar këto simptoma.
Studimi i ri, i cili është publikuar në Revistën Shkencore të Shoqatës Mjekësore Amerikane, nuk provon se sasia e ulët e acidit folik tek gratë shkakton autizëm tek bebet e tyre; apo se sasia e lartë e tij e parandalon atë. Suren e kolegët e tij nuk kanë parë ndonjë efekt të acidit folik në spektrumin e çrregullimeve të tjera të autizmit, si për shembull të Asperger-sit. Ata kanë ndjekur 85.000 gra dhe fëmijët e tyre të lindur nga 2002 deri në 2008.

Kur gratë ishin në mesin e shtatzënisë së tyre, ato raportuan për të gjitha suplementet apo vitaminat që kishin marrë në javët përpara se të mbesnin shtatzënë dhe në dy muajt pas mbetjes shtatzënë - koha kur acidi folik mendohet te ketë efektin më të fortë në zhvillim.

Në kohën kur fëmijët e tyre ishin nga 3-10 vjeç, 270 u diagnostikuan me çrregullime të spektrumit autik, përfshirë edhe 114 që kishin vetë autizëm.
Skuadra e Suren zbuloi se 1 në 1 000 fëmijë të lindur nga gra të cilat raportuan se kishin marrë acid folik në shtatzëninë e hershme kishin autizëm; në krahasim me 2 nga 1000 fëmijë të grave të cilat raportuan se nuk kishin marrë acid folik gjatë shtatzënisë së hershme. Nga ana tjetër, nuk u zbulua ndonjë lidhje me përdorimin e vajit të peshkut gjatë shtatzënisë dhe rrezikut ndaj autizmit.

Ky zbulim sugjeron se është diçka specifike e lidhur me acidin folik, që ndikon në rrezikun që ka bebja për të pasur autizëm.
“Problemi më i madh që kemi është se: si mund ta dimë nëse është acidi folik apo një nënë më e ndërgjegjshme ndaj shëndetit?”, thotë Cathrine Hoyo, e cila ka studiuar suplementet e acidit folik tek Qendra Mjekësore e Duke University në Carolinën e Veriut.

“Megjithatë, kjo analizë na bind më shumë se ka diçka në lidhje me acidin folik”, thotë për “Reuters Health” Hojo, e cila nuk mori pjesë në studim.
Edhe përpara shtatzënisë studiuesit thonë se efektet e acidit folik në riparimin e gjeneve dhe ADN-së, mund të shpjegojnë rolin e tij në zhvillimin e ç’rregullimeve të trurit në fëmijët në rritje, përfshirë këtu edhe autizmin.

Edhe Forcat Speciale Parandaluese në SHBA (USPSTF) rekomandojnë se të gjitha gratë të cilat planifikojnë të mbeten shtatzënë ose mund të mbeten shtatzënë, të marrin 400 deri në 800 mikrogramë nga kjo vitaminë në bazë ditore. Që prej fundit të viteve 90-të, SHBA-të dhe Kanadaja kanë kërkuar që acidi folik të përforcohet me fluor, për të ulur kështu rreziqet e defekteve të lindura.

Megjithatë, “Mesazhi për përdorimin e acidit folik përpara shtatzënisë, është zbehur disi”, thotë Rebeka Shmidt, e cila ka studiuar vitaminat prenatale dhe autizmin në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

“Edhe nëse nuk po planifikoni shtatzëni, por jeni të afta të mbeteni shtatzënë, duhet të merrni ndonjë suplement të acidit folik”,- tha ajo për “Reuters Health”.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 17