Shenjat e hershme të paralajmërimit të autizmit

Shkencëtarët e universitetit Yale në SHBA besojnë se qysh në moshën 6 muajshe mund të vërehen tek bebet vështirësitë që ata kanë për t’u tërhequr vëmendjen me një aktivitet të caktuar. Kjo mungesë vëmendjeje, kohë më vonë diagnostikohet si autizëm. 

Te këta fëmijë qysh në moshë kaq të vogël është zbuluar se u kushtojnë më pak vëmendje aktiviteteve dhe ndërveprimeve me njerëz, bën të ditur revista profesionale 'Biological Psychiatry'. Shkencëtarët mendojnë se me ndihmën e këtyre zbulimeve është e mundur që më herët të identifikohen fëmijët me rrezikun më të madh për zhvillim të autizmit. Nëse kapen që në këtë moshë ato mund t'i nënshtrohen terapisë që në moshë foshnjore.

Në studim kanë marrë pjesë 67 fëmijë me rrezik të madh dhe 50 fëmijë me rrezik të vogël për zhvillimin e autizmit. Autizmi është një çrregullim global i zhvillimit, i cili fillon në fëmijëri, kryesisht në tri vitet e para të jetës, përfshin pothuajse të gjitha funksionet psikike dhe zgjat tërë jetën.

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 18