Të pastrehët / Ja lista emërore e 480 familjeve që miratoi këshilli bashkiak Durrës

DURRËS, 28 tetor 2013 –Më së fundi këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit, miratoi më 22 tetor 2013 listën emërore për 480 familje që do të përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti. sipas relacionit të përgatitur nga drejtoria e shërbimeve në bashkëpunim me komisionin e strehimit, Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i propozoi këshillit bashkiak miratimin e listës emërore të familjeve që kërkojnë të përfitojnë kredi të lehtesuara nga shteti për strehim. Në Bankën Kombëtare Tregtare për vazhdimin e procedurave për përfitimin e kredisë do të dërgohen hap pas hapi të gjithë familjet që kanë kryer fazën e dytë të aplikimit sipas ligjit. Këshilli bashkiak ngarkoi drejtorinë e shërbimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes, domethënë më 1 nëntor 2013. ”Dyrrah”-u mendon se publikimi i listës do të ndihmojë të interesuarit për të gjetur emrat në listë dhe për t’iu drejtuar Bankës Kombëtare Tregtare.

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/    

 

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 10