Zef Malshi, një jetë në det mes vështirësive dhe arritjeve profesionale

29/06/2021 - 12:44

Zef Malshi është një nga pilotët e detit, që u prezanton Durrësin anijeve me mallra që mbërrijnë çdo ditë nga dhjetra porte të botës.

Me një përvojë 40-vjeçare fillimisht si komandant anijesh tregtare dhe punonjës i administratës detare, Zefi kujton mjaft mirë ditën kur vendosi të punojë si pilot në portin më të madh të vendit.

"Ishte viti 1998 dhe sektori ku punonin pilotët me përvojë Bujar Shehdula, Beniavin Bedini, Stefan Thomai dhe Rrapi Filipi ishte privatizuar prej kohësh" – tregon Zefi.

Pilot që prej 23 vitesh, Zef Malshi ka drejtuar hyrjen e qindra anijeve tregtare, trageteve dhe anijeve ushtarake në portin e Durrësit, por sipas tij në mot të keq apo në kushte të vështira detare të papriturat janë të shumta dhe vendimet duhet të merren në pak sekonda.

"Në urën e komandimit të anijes, piloti është zyrtarisht "këshilltari" i vetëm i kapitenit, dhe hyrja në basenin portual realizohet nga piloti vendas, edhe kur ka fortunal, apo kur sistemi elektrik i anijes bllokohet" – vijon bisedën Zefi, duke kujtuar më pas manovrat në rastet ekstreme të rrezikut.

65-vjeçari vlerëson kolegët më të rinj në profesion, si Arben Bedo, Lulzim Hate, Enkelejd Shehdula e Krenar Osmani, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që ata së bashku nuk formuan dot "Unionin e pilotëve shqiptarë."

"Vende të tjera në rajon e kanë, madje kanë edhe shkollë pilotimi", – shprehet Zef Malshi, duke renditur përparësitë e sektorit dhe të profesionistëve nga ky bashkim.

Piloti nga Zejmeni i Lezhës, që u formua si profesionist në shkollën e marinës në Vlorë dhe punoi më pas në Durrës e ka lidhur jetën me detin dhe qytetin bregdetar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa