Policia gjermane fundos rrjetin gjigant të trafikut të drogës dhe armëve, arrestohen mbi 750 persona

06/07/2021 - 19:32

Policia gjermane ka sekuestruar rreth 3.2 ton kanabis dhe ka arrestuar më shumë se 750 persona.

Si rezultat i operacionit, autoritetet përveç kanabisit sekuestruan gjithashtu qindra kilogramë drogë sintetike, kokainë dhe tableta ekstaze, 310 armë zjarri dhe mbi 12,000 fishekë.

Autoritetet gjermane ne një deklaratë për mediat thanë se arrestimet u bënë të mundur nga policia që goditi kriptimin e përdorur nga shërbimi EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve të menjëhershme të telefonisë mobile që u përdor nga kriminelët.

Hetuesit francezë dhe holandezë u infiltruan në platformën, e cila kishte 60,000 përdorues në të gjithë botën, vitin e kaluar. Ata bënë një numër arrestimesh dhe ndanë të dhënat përmes Europol, duke lejuar autoritetet diku tjetër të monitorojnë mesazhet dhe lëvizjet e kriminelëve.

Këto arrestime vijnë pas qindra mijëra biseda që EncroChat u dha autoriteteve gjermane në Prill 2020, duke identifikuar mijëra përdorues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 1,010 të infektuar me koronavirus nga 177,977 testime të kryera.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të fillojë një proces gjyqësor ndaj pronarëve të "Twitter" dhe "Facebook", Jack Dorsey dhe Mark

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të mit

Presidenti i Haitit, Jovonel Moise është vrarë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij private.

“Europa dëshiron të lërë pas pandeminë: lajmi i mirë është se fushata e vaksinimit është bërë e suksesshme”.

Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “mili

Sulmet kibernetike ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologjike Kaseya në Florida, do të diskutohen në një

Një i ri boshnjak, i quajtur Jasim Osmanoviç është duke u konsideruar si një hero në Suedi, pasi ka arritur të shpëtojë një grua nga zjar

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.