Rriten me 16% volumet e mallrave të transportuara me tragete në Portin e Durrësit

12/04/2021 - 09:50

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2020.

Rritje prej përkatësisht 22 dhe 3% kanë regjistruar edhe shifrat e kamionëve dhe autoveturave, që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.

Nga të dhënat statistikore në APD, mësohet se tragetet kanë transportuar rreth 221 mijë tonë mallra gjithsej dhe se sasia më e madhe është shënuar në hyrje në portin më të madh të vendit.

Që nga fillimi i këtij viti tragetet kanë kryer 214 lundrime vajtje-ardhje, ose 12 lundrime më shumë se sa në 3-mujorin e vitit 2020, ndërsa shifra e udhëtarëve që kanë frekuentuar tragetet ka arritur në rreth 80 mijë gjithsej, ose 17 % më pak se vitin e kaluar.

Megjithë rritjen graduale gjatë muajit mars, shifrat e udhëtarëve me tragete mbeten të ulëta si pasojë e kufizimeve nga pandemia, që u vendos për shkak të Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë një konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sjeko, thotë se gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti inflacioni pësoi

Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ, në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë

Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëpërmjet lëshimit të faturave elektronike sipas sistemit të ri.

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të për

Depozitat e reja në euro në sektorin bankar janë në nivelin më të lartë të të paktën gjashtë viteve të fundit.

Konsumi i popullatës shfaqi dobësi në tremujorin e parë të vitit 2021 edhe pse vendi po kalonte valën e dytë të pandemisë, pa masa kufizu

INSTAT ka publikuar të dhënat e tremujorit të parë të 2021-shit, ku ekonomia është rritur me 5.5% në krahasim me një vit më parë, ku vend

U bënë shumë vite që flitet për nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë.

Qeveria shqiptare mori një vendim të befasishëm në shkelje të rregullave fiskale dhe Ligjit Organik të Buxhetit, duke e zgjeruar deficiti

Kriza e shkaktuar nga shpërthimi dhe përhapja Covid-19 rrënoi një pjesë të madhe të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor më 2020.