Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 320 euro në muaj

21/06/2021 - 09:23

Rreth 50% e të punësuarve me pagë në Shqipëri merrin më pak se 40 mijë lekë (rreth 320 euro në muaj) në tremujorin e parë 2021, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndërkohë, rritja e pagës minimale me 15% në fillim të këtij viti, nga 26,000 lekë në 30, 000 lekë dha efekt rokadë edhe për nivelet e tjera të pagave.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, që u referohen listë-pagesave në Tatime, tregojnë se kategoritë që paguajnë sigurime me paga të larta janë rritur në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë janar-mars 2021, nga totali i të punësuarve, 34 .3% e tyre kanë deklaruar në tatime pagë zyrtare prej 30 mijë lekësh. Një vit më parë, në këtë kategori, ishin të deklaruar 26.4% e totalit të të punësuarve. Shtimi i numrit të punonjësve në kufirin e pagës minimale erdhi për shkak të rritjes që ndodhi në fillim të vitit, nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

Rrjedhimisht rritje shënoi edhe numri i të punësuarve që paguhen me paga 30,001 – 40,000 lekë, me gati 2 pikë përqindje në raport me fillimin e vitit 2021.

Rritja e pagës minimale, sipas bizneseve, ka tërhequr në shumë raste edhe nivelet e tjera, në mënyrë që të ruhen diferencat mes kategorive të ndryshme të të punësuarve.

Rritjen më të madhe në numër e shënoi kategoria e të punësuarve me 60,000-95,000 lekë. Kjo kategori zuri 22.4% të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë, me rritje vjetore 3.2 pikë përqindje. Gjithashtu në totalin e punësimit u rrite më tej pesha e punonjësve që paguhen mbi 95 mijë lekë.

Në të kundërt kategoria rreth pagës mesatare shënoi ulje. Punonjësit me paga 50,001-60,000 shënuan ule me 1.1 % në totalin e punësimit në raport me tremujorin e parë. Ulja erdhi si rezultat i kalimit në një kategori më të lartë të pagave.

Rritja e pagës minimale për efekt të sigurimeve shoqërore u aplikua në mesin e krizës pandemike, e cila efektet negative i shtriu më së shumti në tregun e punës. Bizneset në sektorin fason u ankuan se rritja u bë pa konsultim.

Mirëpo Shqipëria, në të gjithë këto vite, ka zhvilluar një politikë shtrënguese në drejtim të pagave. Ndryshe nga të gjitha vendet në zhvillim të Rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, në Shqipëri pagat janë rritur më pak se produktiviteti në ekonomi.

Sipas një publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. (të dhënat e tjera rajonale tregojnë se dhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë paga mesatare dhe ato sipas profesioneve më të larta sesa Shqipëria- shënim i Monitor).

Menaxherët në Shqipëri paguhen 4.45 euro për orë, nga 28.6 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Profesionistët në Shqipëri paguhen mesatarisht 3.12 euro/orë, në raport me 21.36 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë një konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sjeko, thotë se gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti inflacioni pësoi

Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ, në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë

Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëpërmjet lëshimit të faturave elektronike sipas sistemit të ri.

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të për

Depozitat e reja në euro në sektorin bankar janë në nivelin më të lartë të të paktën gjashtë viteve të fundit.

Konsumi i popullatës shfaqi dobësi në tremujorin e parë të vitit 2021 edhe pse vendi po kalonte valën e dytë të pandemisë, pa masa kufizu

INSTAT ka publikuar të dhënat e tremujorit të parë të 2021-shit, ku ekonomia është rritur me 5.5% në krahasim me një vit më parë, ku vend

U bënë shumë vite që flitet për nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë.

Qeveria shqiptare mori një vendim të befasishëm në shkelje të rregullave fiskale dhe Ligjit Organik të Buxhetit, duke e zgjeruar deficiti

Kriza e shkaktuar nga shpërthimi dhe përhapja Covid-19 rrënoi një pjesë të madhe të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor më 2020.