Presidenti Biden emëron diplomatin Jeffrey M. Hovenier për postin e ambasadorit të ardhshëm në Kosovë

03/07/2021 - 08:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi të premten emërimet për disa poste në qeverinë amerikane, përfshirë personin që nëse miratohet në Senat, do të jetë ambasadori i ardhshëm në Kosovë.

Bëhet fjalë për diplomatin e karrierës në Departamentin e Shtetit, Jeffrey M. Hovenier, i cili aktualisht shërben si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë.

Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë.

Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë.Gjermani.

Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi zotin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Hovenier do të zëvendësonte ambasadorin aktual Philip S. Kosnett, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump në korrik të vitit 2018, u konfirmua nga Senati në shtator dhe filloi detyrënsi ambasadori i pestë amerikan në Republikën e Kosovës në dhjetor të atij viti.

Ambasadori e uroi zotin Hovenier në Twitter për emërimin.

Në Uashington, diplomati Hovenier, ka shërbyer si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e 24 orët e fundit përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebr

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, rezolut kjo që u iniciua nga koalicioni boshnjak, Vakat.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, tha se Kosova ka bërë “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”.

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bi

Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna, ndërkaq Kosova d

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 1 105 testime, 3

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës pen