Arrestohen 5 persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

07/07/2021 - 09:22

Bien në prangat e policisë së Durrësit 5 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, arrestuan  në flagrancë shtetasin algjerian H. B., 29 vjeç, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në automjetet e parkuara të shtetasve A. Xh., Z. Gj. dhe Sh. I. 

Nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në PKK, Port, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme shtetasin V. Sh., 33 vjeç, banues në Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.  

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

E. T., 24 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe ka kundërshtuar urdhrin e Policisë për ndalim. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës.

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rreth

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s