Durrës, edicioni VII i "Aldo Dance Festival", mbi 120 fëmijë ngjiten në skenën e amfiteatrit (VIDEO)

20/06/2021 - 13:39

Mbi 120 fëmijë nga mosha 3 deri në 16 vjeç kanë dhuruar një shfaqje sa spektakolare po aq emocionuese për publikun, në edicionin e VII të i "Aldo Dance Festival" për fëmijë. 

Aktiviteti, i cili vjen pas një pezullimi gati 2-vjeçar për shkak të kushteve të pandemisë u mbajt në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit, tashmë i kthyer në një skenë të artit dhe kulturës.

Performanca e fëmijëve të talentuar duke performuar në skenë muzikë të trevave shqiptare si dhe kontemporan tërhoqi rreth vetes qindra spektatorë.

Oraganizatorët thanë se ky aktivitet i kishte munguar qytetit bregdetar.

“Pas dy viteve shumë të vështira, kjo ishte shfaqja e parë që u bë në Durrës, me fëmijët nga qyteti i Durrësit. Besoj se ia dolëm. Ishte një shfaqje e bukur, e mirë dhe që dhuroi shumë emocion. Jam shumë i lumtur që sollëm një shfaqje me 120 fëmijë nga qyteti i Durrësit”,- tha Aldo Aliaj, organizator i eventit kulturor.

Nga ana e saj, koreografia Kozeta Bakiu gjatë fjalës së rastit theksoi se “pas një periudhe shumë të vështirë që kaluam prej pandemisë, emocioni që të japin duartrokitjet dhe pritja mjaft e ngrohtë nga publiku është një nxitje më shumë për të punuar me fëmijët që janë e ardhmja e këtj vendi”.

Krahas qytetareve durrsakë, edicioni i VII i "Aldo Dance Festival" tërhoqi vëmendjen e pushuesve, të cilët mbërrijnë në këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e