Edicioni i XI i Festivalit Folklorik Ballkanik, këngët dhe vallet popullore zbresin në qendër të Durrësit (FOTO)

22/06/2021 - 20:03

Pas më shumë se një vit ndërprerjeje për shkak të pandemisë, edicioni i XI i Festivalit Folklorik Ballkanik u rikthye në qytetin e Durrësit.

Me larminë e kostumeve popullore, veçantinë e valleve dhe këngëve të trevave të tyre, 8 grupe folklorike nga Ballkani, por edhe më gjerë sollën në qendër të Durrësit, në sheshin “Liria”, një mbrëmje ndryshe për qytetarët, por edhe turistët që kanë nisur të frekuentojnë qytetin antik.

Grupe folklorike nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Polonia dhe Ukraina performuan për më shumë se 2 orë repertorin e tyre popullor duke ngjallur kureshje tek shumë nga ata që e ndoqën live këtë event.

Ulja e numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 si dhe hapja e kufijve po mundëson rikthimin dhe gjallërimin e jetës artistike në qytetin e Durrësit, i goditur fort në harkun kohor të dy viteve nga tërmeti dhe pandemia.

Edicioni i XI I këtij festivali ndërkombëtar, i realizuar falë mbështetjes së Qendrës Kulturore Durrës ka gjetur pasqyrim edhe në rrjetin social të organizatorëve të tij, World Festival Association.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e