65-vjeçari kafshohet nga gjarpri teksa ishte në tualet

06/07/2021 - 13:21

Një burrë në Austri është kafshuar në zonën gjenitale nga gjarpri piton i fqinjit të tij, teksa rrinte ulur në tualet. 65-vjecari nga qyteti jugor i Graz, u kafshua teksa rrinte në tualetin e shtëpisë së tij.

Policia tha se burri kishte ndjerë një të pickuar nga poshtë dhe kishte kërcyer përpjetë në panik, kur pa në vrimën e bidesë kokën e pitonit gati 2 metra të gjatë, që e shikonte.

Burri kishte lajmëruar policinë që erdhën bashkë me një ekspert zvarranikësh, të cilët e morën gjarprin nga vendi ku ishte fshehur.

Burri u shoqërua në spital për plagë të vogla.

Për fat pitonët nuk janë gjarpërinj helmues por plagë të tilla mund të infektohen nga bakteriet e tualetit.

Eksperti Werner Stangl tha se as pitoni nuk ishte plagosur gjatë episodit, dhe autoritetet po e pastronin gjarprin për t’ia kthyer të zotit 24 vjeçar, që është fqinj i viktimës.

Policia tha se i riu mban në shtëpi një total prej 11 gjarpërinjsh jo-helmues si dhe një hardhucë zvaranike ‘geko’, të cilat jetojnë në kafazë e ndarje të përshtatura posaçërisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës.

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës.

Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni n

Truri nganjëherë thjesht bllokon dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjojmë.

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe.

Për një  arsye ose një tjetër, pantallonat e shkurtra janë zgjidhje në ditët e nxehta të verës.

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada Baçi ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta d

Plazhi është hapur tashmë dhe kur mendon të shkosh, të vjen në mendje celuliti që po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo?

Një video e bërë virale në rrjet ka zbuluar sozinë e aktores së famshme, Jennifer Aniston.