Si të shpëtosh nga celuliti para plazhit, disa metoda natyrale me rezultate të shpejta

04/07/2021 - 09:38

Plazhi është hapur tashmë dhe kur mendon të shkosh, të vjen në mendje celuliti që po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo? Nuk je e vetmja. Metodat kundër celulitit nuk funksionojnë më, as kremrat apo produktet e tjera kozmetike, apo me dhjetëra këshilla po ashtu. Masazhet e vazhdueshme në qendrat estetike për të luftuar celulitin nuk kanë më të njëtin interes për ty. Atëherë, a ka ndonjë metodë më të thjeshtë që funksionon vërtet?

Nëse do të dukesh bukur me bikini, para se të nisesh me pushime, atëherë përgatitu të bësh një trajtim për rezultate më të mira. Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë. Ndaj, ndiq me kujdes këto hapa:

Nëse je afër apo i ke kaluar të 30-at, ji e vëmendshme

4 janë mënyrat që të ndihmojë për të larguar celulitin në një kohë shumë të shkurtër me rezultate të shpejta. Një plan special anticeluliti, i kombinuar me një dietë me ushtrime, si dhe me disa ushqime të veçanta, pas dy javësh nuk do të jesh më njëlloj.

Sa më shumë ujë

Rregulli i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për reduktimin e celulitit është të pish sa më shumë ujë. Nëse e bën rutinë pirjen deri në 3 l ujë në ditë, celuliti do të reduktohet shumë shpejt. Por, mos harro! Nëse ujin e ke vështirë ta pish, shtrydh brenda 2-3 kokrra limon.

Masazh me një furë anticelulit ose me kafe

Hapi tjetër është nxitja e qarkullimit të gjakut në zonat ku ke celulit. Kjo mund të bëhet fare thjesht me një furçë speciale kundër celulitit ose edhe me kafe.

Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshët, barku, vithet dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes dhe 3 herë në javë. Për një kohë shumë të shkurtër, rezultatet do të jenë fantastike. Kjo mënyrë do të eliminojë ndjeshëm yndyrën nga lëkura.

Një dietë kundër celulitit

Hapi i 3-të për të eliminuar celulitin nga kofshët, vithet apo këmbët është një dietë e cila ka në bazë perime dhe fruta të freskëta, të pasura me proteina.

Siç dihet, frutat përmbajnë saharozë, një formë sheqeri, por nuk duhet të konsumosh më shumë se 150 gram fruta çdo ditë. Kur është fjala për perimet, ato duhet të jenë sa më të freskëta dhe të tilla mund të konsumosh më shumë se 1 kg në ditë. Në fakt, nëse do vërtet të eliminosh celulitin në një kohë shumë të shkurtër, më shumë se gjysma e ushqimeve që konsumon duhet të jenë perime të freskëta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës.

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës.

Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni n

Truri nganjëherë thjesht bllokon dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjojmë.

Një burrë në Austri është kafshuar në zonën gjenitale nga gjarpri piton i fqinjit të tij, teksa rrinte ulur në tualet. 65-vjecari nga qyt

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe.

Për një  arsye ose një tjetër, pantallonat e shkurtra janë zgjidhje në ditët e nxehta të verës.

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada Baçi ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta d

Një video e bërë virale në rrjet ka zbuluar sozinë e aktores së famshme, Jennifer Aniston.