"Syri i zjarrtë", flakët digjen në det për rreth 5 orë (VIDEO)

03/07/2021 - 19:42

Kompania shtetërore e naftës në Meksikë njoftoi dje se pësoi një këputje në një tubacion nëntokësor të gazit në Gjirin e Meksikës, duke shkaktuar flakë të mëdha që zienin në sipërfaqen e ujërave të Gjirit.

Petroleos Mexicanos tha se kishte dërguar anije të kontrollit të zjarrit për të pompuar më shumë ujë mbi flakët. Pemex, siç njihet kompania, tha se askush nuk u lëndua në incidentin në fushën detare Ku-Maloob-Zaap. Kompania tha se e kishte vënë nën kontroll rrjedhjen e gazit rreth 5 orë më vonë.

Pamjet e shkaktuara nga aksidenti, flakët që zienin nga poshtë sipërfaqes së Gjirit të Meksikës, bënë xhiron e mediave.

Është e paqartë se sa dëm mjedisor kishte shkaktuar rrjedhja e gazit dhe zjarri i shkaktuar nga ajo.

Miyoko Sakashita, drejtori i programit të oqeaneve për Qendrën për Diversitetin Biologjik, shkroi se "pamjet e frikshme të Gjirit të Meksikës po i tregojnë botës se shpimet në det të hapur janë të pista dhe të rrezikshme".

Sipas tij, këto aksidente të tmerrshme do të vazhdojnë të dëmtojnë Gjirin nëse shpimet nuk marrin fund një herë e përgjithmonë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës.

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës.

Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni n

Truri nganjëherë thjesht bllokon dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjojmë.

Një burrë në Austri është kafshuar në zonën gjenitale nga gjarpri piton i fqinjit të tij, teksa rrinte ulur në tualet. 65-vjecari nga qyt

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe.

Për një  arsye ose një tjetër, pantallonat e shkurtra janë zgjidhje në ditët e nxehta të verës.

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada Baçi ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta d

Plazhi është hapur tashmë dhe kur mendon të shkosh, të vjen në mendje celuliti që po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo?