Kundrejt pandemisë, japonezët shijojnë lulen e qershisë

28/03/2021 - 11:38

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizuar për nder të saj. Ajo është një nga simbolet e rëndësishme të kulturës japoneze.

Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), qytetarët vërshuan parqet për të parë gjethet e luleve të hapura në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Rrugët e Tokios tashmë kanë marrë ngjyra të bukura.

Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin njerëz të të gjitha brezave. Çdo vit, një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të lules së qershisë, e cila është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.

Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.

Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit. Në Japoni, regjistrohet një numër më i vogël i njerëzve të infektuar, por ndikimi i COVID-19 ndihet.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila u fut në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët sakura.

Duke përfituar nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, japonezët nuk hoqën dorë nga tradita e tyre dhe shkuan për të parë këto lule/AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka mëse dy javë që qytetarëve durrsakë, por dhe vizitorëve të këtyre ditëve, ju tërheq vëmëndjen një objekt i ri në gjirin e Durrësit.

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat.

Në Shqipëri e njohim si "Dita e Gënjeshtrave", por nëpër botë njihet si "Dita e Budallenjve" (Fool’s Day).

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe f

Për shkak të ndjenjës së mprehtë të vëzhgimit, njerëzit e këtyre katër shenjave kapin gjithçka që ndodh rreth tyre edhe kur dikush po për

Le të flasim pak për përputhshmërinë mes shenjave dhe në veçanti me ato që do të ishin të lumtura vetëm me një person të lindur nën të nj

Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu.

Megjithëse 22 marsi nuk është Dita e Ashures, shqiptarët festën e Sulltan Nevruzit nuk e kalojnë pa e përgatitur.