Një ngatërresë shpiku 1 prillin: Ç'duhet të dini për "Ditën e Gënjeshtrave"

01/04/2021 - 10:36

Në Shqipëri e njohim si "Dita e Gënjeshtrave", por nëpër botë njihet si "Dita e Budallenjve" (Fool’s Day). Tradita e kësaj dite ka nisur në Francë, kur në vitet 1500, u ndryshua kalendari nga ai Julian në atë Gregorian, duke bërë kështu që 1 janari "i vjetër" të bëhej 1 prill. Megjithatë, siç thuhet, kishte ende njerëz të cilët Vitin e Ri e festonin me kalendarin e vjetër pra, më 1 prill, duke menduar se ishte akoma 1 Janar. Këta u quajtën ‘Budallenj’ dhe 1 prilli dita e tyre, pra- "Dita e Budallenjve".

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si përshembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se "të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë."

Ndërsa tani, rrëngjet janë kufizuar thjesht në gënjeshtra "të bardha" (ose jo edhe aq të bardha) që ne i bëjmë njëri-tjetrit, në çdo 1  prill. Edhe pse mund ta dimë se është 1 prilli, çuditërisht gjithmonë duket sikur e harrojmë, dhe biem pre e rrëngjeve që na bëhen.

Si festohet nëpër botë?

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë, ndoshta edhe më tepër dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”./Anabel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka mëse dy javë që qytetarëve durrsakë, por dhe vizitorëve të këtyre ditëve, ju tërheq vëmëndjen një objekt i ri në gjirin e Durrësit.

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat.

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe f

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizu

Për shkak të ndjenjës së mprehtë të vëzhgimit, njerëzit e këtyre katër shenjave kapin gjithçka që ndodh rreth tyre edhe kur dikush po për

Le të flasim pak për përputhshmërinë mes shenjave dhe në veçanti me ato që do të ishin të lumtura vetëm me një person të lindur nën të nj

Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu.

Megjithëse 22 marsi nuk është Dita e Ashures, shqiptarët festën e Sulltan Nevruzit nuk e kalojnë pa e përgatitur.