6 gjëra që s'dini për ashuren, ëmbëlsirën më të vjetër në botë

22/03/2021 - 11:48

Megjithëse 22 marsi nuk është Dita e Ashures, shqiptarët festën e Sulltan Nevruzit nuk e kalojnë pa e përgatitur. Emrin e ëmbëlsirës e kemi degjuar nga gjyshet dhe nënat tona, ama historinë që fshihet pas saj nuk e dimë.

1. Ashurja, është ëmbëlsira më e vjetër në botë dhe historikisht është njohur si “ëmblësira e Noah-s”. Legjenda thotë se Noah, i shpëtuari i Zotit, ishte i pari që përgatiti këtë ëmblësirë duke miksuar gjithë përbërësit që kishin mbetur në arkën e tij dhe rezultati  ishte ajo që sot ne e njohim me emrin ashure.

2. Ashurja është ëmblësirë tradicionale turke, por origjinën e ka nga Armenia.

3. Përpos shijes që ka, ashurja është shumë e mirë edhe për shëndetin tonë. Forcon sistemin imunitar sidomos gjatë muajve të dimrit.

4. Pavarësisht se sot përdoren mënyra të ndryshme për përgatitjen e saj, baza mbetet gruri, kanella dhe frutat e thata.

5. Në Turqi, ashurja bëhet në muajin e parë të kalendarit Islamik- (i njohur si muaji i Ashures në Turqi), që kryesisht starton në 25 tetor.

6. Përpos legjendës së Noah-s, kjo ditë është shumë e rëndësishme edhe për arsye të tjera të besimeve fetare. Muslimanët, “Ditën e Ashures” e kujtojnë si sakrificë që profetët bënë për njerëzimin.

Nëse ju ka shkuar ndërmend dhe s’po dinit si ta sajonit, recetën e thjeshtë të ashures e keni më poshtë!

Ja përbërësit për 4 persona sipas Kuzhina shqiptare:

- 300 gr grurë për ashure

- 100 gr sheqer

- 2 lugë kanellë

- 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)

- pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit

- arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 - 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim. 

E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë.

E lëmë të ziejë edhe pak dhe më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj./RevistaAnabel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka mëse dy javë që qytetarëve durrsakë, por dhe vizitorëve të këtyre ditëve, ju tërheq vëmëndjen një objekt i ri në gjirin e Durrësit.

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat.

Në Shqipëri e njohim si "Dita e Gënjeshtrave", por nëpër botë njihet si "Dita e Budallenjve" (Fool’s Day).

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe f

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizu

Për shkak të ndjenjës së mprehtë të vëzhgimit, njerëzit e këtyre katër shenjave kapin gjithçka që ndodh rreth tyre edhe kur dikush po për

Le të flasim pak për përputhshmërinë mes shenjave dhe në veçanti me ato që do të ishin të lumtura vetëm me një person të lindur nën të nj

Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu.