3 shenjat që kanë më shumë shanse për t'u bërë të pasur

03/04/2021 - 19:41

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat. E dini që shenja juaj e horoskopit thotë diçka edhe për llogarinë bankare? Disa kanë fatin për t'u pasuruar më shumë dhe më lehtë se të tjerët, por cilët janë ata?

1. Demi

Jeta luksoze ekziston për ta shijuar një Dem ashtu siç vetëm ai di, por sigurisht më parë duhen të ardhura të bollshme. Kjo shenjë Toke njihet për disiplinën që tregon në punë dhe këmbënguljen për të arritur aty ku do. Duan të marrin kohën e tyre për t'u menduar për gjërat që duan të bëjnë, por e sigurt është që ia dalin. Demët kanë një dashuri të madhe për gjërat e shtrenjta, luksoze dhe jetën e mirë dhe nuk bëjnë kompromis për asgjë më pak.

2. Virgjëresha

Një tjetër shenjë po aq punëtore sa Demi është Virgjëresha, prandaj s'është surprizë që shoqja/shoku juaj i këtij zodiaku të pasurohet shpejt. Ata janë me këmbë në tokë, vëzhgojnë detajet dhe dinë se si të menaxhojnë të ardhurat bankare, që do të thotë: nuk e shpërdorojnë paranë! Kanë tendencën të jenë perfeksionistë prandaj janë gjithnjë duke u përmirësuar. I pëlqen mirëqënia dhe marrin shumë kohë për t'u kujdesur për veten.

3. Peshorja

Sipas një studimi të publikuar nga Bussines Insider, rezultoi se ka më shumë miliarderë të shenjës së Peshores krahasuar me shenjat e tjera. Kjo s'është surprizë pasi Peshoret njihen për dashurinë që kanë ndaj luksit dhe parave. Janë diplomatë dhe mirënjohës, gjë që i ndihmon shumë në botën e biznesit dhe marrëveshjet fitimprurëse. Shijes së tyre të shtrenjtë i duhen shumë, shumë zero në llogarinë bankare./Anabel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka mëse dy javë që qytetarëve durrsakë, por dhe vizitorëve të këtyre ditëve, ju tërheq vëmëndjen një objekt i ri në gjirin e Durrësit.

Në Shqipëri e njohim si "Dita e Gënjeshtrave", por nëpër botë njihet si "Dita e Budallenjve" (Fool’s Day).

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe f

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizu

Për shkak të ndjenjës së mprehtë të vëzhgimit, njerëzit e këtyre katër shenjave kapin gjithçka që ndodh rreth tyre edhe kur dikush po për

Le të flasim pak për përputhshmërinë mes shenjave dhe në veçanti me ato që do të ishin të lumtura vetëm me një person të lindur nën të nj

Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu.

Megjithëse 22 marsi nuk është Dita e Ashures, shqiptarët festën e Sulltan Nevruzit nuk e kalojnë pa e përgatitur.