Marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Meta: Kanë nisur që në kohën e Skënderbeut dhe u thelluan me Geraldine Appony

06/07/2021 - 21:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një postim në "Facebook", ka kujtuar edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira që vendi ynë ka me Hungarinë.

Meta shkruan se ato datojnë që në kohën e Skënderbeut, e u thelluan akoma më shumë, në kohën e Mbretëreshës Geraldine Appony.

Kreu i Shtetit dhton se në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që do të festohet vitin e ardhshëm, do të kremtohet me të gjithë madhështinë, që sipas tij, meriton kjo lidhje kaq e fortë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta, sepse u zhvilluan dhe u thelluan nga aleanca strategjike mes Heronjve tanë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas me ndihmën e çmuar hungareze për krijimin e shtetit modern shqiptar më 1912 dhe deri në kohët e sotme, kur Hungaria qartësisht është një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

Por në të gjitha takimet e mia në Budapest, nuk mund të mos theksoja se marrëdhëniet mes dy popujve tanë fituan një shkëlqim të veçantë dhe tepër domethënës kur vendi ynë pati fatin e madh të kishte për Mbretëreshë, “Trëndafilin e bardhë të Hungarisë”, shumë të dashurën dhe të paharruarën Geraldine Appony, e cila gjithë jetën e saj ja dedikoi Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, me dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

Mbështetur mbi këtë trashëgimi kaq të vyer, jam i bindur se 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A