Rama shpalos prioritetet e Shqipërisë në KS: Do të mbrojmë me forcë diskriminimin ndaj myslimanëve

06/07/2021 - 20:53

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare të mandatit të Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama, renditi sfidat që e presin vendin në këtë rrugë.

Kryeministri Rama përmendi edhe tolerancën fetare ku sipas tij, Shqipëria duhet të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit pasi është shembull për tolerancën fetare.

Duke folur për terrorizmin, Rama vuri theksin te fakti që çdo lloj diskriminimi kundër myslimanëve është i papranueshëm dhe cënon stabilitetin e botës.

Për sa i përket rolit të grave dhe vajzave, Rama u mburr duke thënë se Shqipëria ka treguar që jo vetëm ka besim te gratë dhe vajzat por ka dhe guxim për t’i përfshirë ato në vendimamrrje.

“Në Këshillin e Sigurimit vendi ynë nuk do të shkojë për tu ulur dhe për të mbushur një karrige, por me një axhendë prioritetesh që pasqurojnë disa vlera por edhe disa sfida të shqipërisë moderne. Shqipëria ka treguar me forcën e shembullit se besimin te grate te vajzat i ka bashke me guximin për t’i përfshirë vajzat dhe gratë në vendimarrje. Gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë. Investimi te gratë dhe vajzat është një investim i sigurtë.

Në Këshillin e Sigurimit ka një agjendë të KB për gratë dhe vajzat. Ne do të mbështesim pjesmarrjen e plotë dhe të barabartë të tyre. Më tutje ne kemi detyrimin që te kemi një angazhim në mbrojtje të drejtave të njeriut. Shqipëria ka të drejtën të dëgjohet kur vjen puna te toleranca fetare. Për ne është themel i promovimit të paqes, por është themel i mbështetjes sonë për luftën kundër terrorizmit.

Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbojtur me forcë idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e diskriminimit të myslimanëve janë krejt të papranueshme dhe e cënojnë stabilitetin e botës. Rrezikojnë të çojnë në eksperienca që njerëzimi asesi nuk duhet t’i përsërisë. Nuk jemi ne që kemi diçka më shumë se tjerët, por i bashkohemi të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A