Xhaçka mbi mandatin në Këshillin e Sigurimit: Moment historik. Edi Rama besoi te kjo mundësi edhe kur nuk dukej si realiste

06/07/2021 - 20:03

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e mbajtur sot në pritjen zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillit të Sigurimit e konsideroi ngjarjen një moment historik për vendin tonë.

Xhaçka ashtu si kryeministri Rama tha se mandati i Shqipërisë në KS u takon të gjithë shqiptarëve.

Ajo theksoi se Shqipëria shihet sot si një vend serioz që ka çfarë ti tregojë botës.

Ministrja falënderoi kryeministrin Rama, që sipas ministres besoi te kjo mundësi edhe kur nuk dukej si realiste.

"Është një moment historik për Shqipërinë sot. Sot në vitin 2021 kemi fituar të drejtën të ulemi në forumin më të lartë të vendimarrjes globale. Në vigjilje të seancës së Asambles së përgjithshme ishim ulur me laps e me letër, por as në versionet me optimiste nuk e kishim menduar se Shqipëria do të merrte një mbështetje kaq masive. Kjo mbështetje ishte edhe për më skeptikët një provë e qartë e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar imazhi i Shqipërisë në sytë e botës. Ne shihemi sot si vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura.

Ajo votë në Asamblenë e Përgjithshme ishte një moment krenarie, por besoj që ishte po aq edhe moment reflektimi. Ja ku është një rast ku kemi punuar të gjithë duke bërë secili punën e vet, duke ia kaluar stafetën pasardhësit dhe kemi marrë një rezultat kaq të jashtëzakonshëm. Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore për të gjithë shqiptarët. Ne shkojmë në Këshillin e Sigurimit me një axhendë të qartë prioritetesh. Shqipëria sot ka çfarë ti tregojë botës, dhe bota ka sot çfarë të mësojë nga Shqipëria. Mund të mësojë nga modeli jonë i vëllazërisë fetare. Mund të mësojë nga eksperienca jonë mbi rëndësinë që kanë të drejtat e njeriut.

Mandati i Shqipërisë u takon të gjithë shqiptarëve. Një skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në KS, na duhet të dërgojmë në Nju-Jork më të mirët. Në ditët në vijim do zhvillojmë intervistat. “Ekipi i ëndrrave” do të marrë formën e tij finale. Kryeministrit Edi Rama duhet ti njoh një meritë të padiskutueshme. Edi Rama besoi te kjo mundësi edhe kur një gjë e tillë nuk dukej realiste. Për të transformuar rolin e Shqipërisë në botë, si një vend që eksporton stablitet dhe siguri", tha Xhaçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A