Caroline u vra kur mësoi se burri pilot trafikonte drogë me helikopter për llogari të karteleve

02/07/2021 - 18:22

Policia greke tha sot se me shumë gjasa bashkëshorti vrasës i Caroline Crouch përdorte helikopterin e tij për trafikimin e drogave për llogari të karteleve të fuqishme dhe kur ajo e mësoi, e vrau për t’i mbyllur gojën.

Një hetim ka nisur tashmë mbi financat e Babis Anagnostopoulos dhe stilin e tij ekstravagant të jetesës, që kishte ngritur që më parë dyshime për përfshirje të mundshme në trafik drogash.

Çifti kishin qenë kohët e fundit në pushime luksoze në Dubai, kishin shpenzuar rreth 50 000 euro për të blerë tokë dhe kishin dizenjuar shtëpinë e tyre të ëndërrave që kushtonte rreth 180 000 euro.

Tanimë oficerët e policisë besojnë se 20-vjeçarja Crouch mund të ketë zbuluar për aktivitetet e paligjshme të bashkëshortit dhe kishte shprehur kundërshtimin e saj.

Burime tregojnë se piloti kishte nisur të bëhej gjithnjë e më kontrollues me të shoqen, madje kishte vendosur një aplikacion gjurmues në celularin e saj.

Ai gjithashtu e shoqëronte atë në sesionet e terapisë pasi trembej se ajo mund të nxirrje sekretet e tij.

“Mënyra sesi ajo u vra tregon se u bë që fizikisht dhe simbolikisht t’i mbyllej goja”, thonë burime të hetuesisë greke, sipas The Sun.

Carolinë gjithmonë kontrollonte që dera të ihste mbyllur gjatë sesioneve të saj të terapisë, ndërsa babai i saj David thotë se bija e tij kishte “një sens të fortë për të drejtën e të gabuarën” dhe do të kërcënonte burrin nëse zbulonte se ishte i përfshirë.

Ai shton se ka arsye të besohen zhurmat në shtypin grek se piloti vrasës ishte i lidhur me trafikun e drogave.

Javën e kaluar gazetarja greke e krimit Angeliki Nikolouli sinjalizonte se Caroline mund të ketë parë diçka që e kishte shokuar, sipas shkrimeve ‘të koduara’ në ditarin e saj, ku detajohej sjella abuzive e të shoqit.

Ndërkohë 33-vjeçari po mbahet në seksionin ‘VIP’ të burgut të Korydallos pasi pranoi se vrau të shoqen gjatë një debati të nxehur ku kishte “humbur kontrollin”.

Policia greke ka thënë dhe më parë se besojnë se ka të tjera motive për krimin që shokoi vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertët shëndetësorë grekë kanë paralajmëruar se vendi mund të përballet me një valë të katërt të COVID-19 këtë verë nëse më shumë njer

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, më 6 korrik, ka thënë që është i lumtur që Kina, si fuqi botërore, e respekton rrugën strategj

Janë konfirmuar tre raste të tjera me variantin “Delta” të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesit e partive parlamentare në Malin e Zi do te zhvillojnë ditën e sotme raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit në

"Po hyjmë në fazën tjetër të fushatës sonë të vaksinimit dhe në këtë pikë përfshirja e qeverisë lokale, shoqërisë civile, botës së bi

Senatorja amerikane nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ësht

Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki është goditur nga një stuhi rëre të dielën pasdite.

Irina Krusenitska, 52-vjeçarja nga Ukraina që u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë, Chris

Kapiteni i anijes që transportoi pilotin Babis Anagnostopulos nga vendi ku mbahej përkujtimorja për të shoqen në GADA ku ai rrëfeu vrasje

Greqia ka shënuar për herë të parë pas shumë ditësh mbi 1 mijë raste në ditë nga COVID-19.