Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet pa efekte anësore

30/06/2021 - 08:24

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.

I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut. Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Antibiotikët më të fuqishëm natyralë

Uthulla e mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun. Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm. Rekomandohet që të përdorni uthull molle në gatime e sallata.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira. Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve.

Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen. Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa

Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra. Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e ullirit

Gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija. Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira. Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve. Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit. 

Frutat dhe perimet me vitaminë C  

Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje. Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat. Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa

Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku. Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti

Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella

Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh. Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve. Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza të tjera

Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë: Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.